E ardhmja e Juventusit është e gjitha ende për t’u shkruar. Rikthimi i 15 pikëve, ndonëse përkohësisht, duke qenë se procesi do të rishqyrtohet, ka sjellë limfë të re në Torino dhe këtë duhet ta shfrytëzojë mbi të gjitha Masimiliano Alegri.
Arsyeja është se nga Franca dje kanë dhënë një lajm të bujshëm: Zinedin Zidan kërkon vetëm stolin e Juventusit dhe për bardhezinjtë ë ë ë gati që të qëndrojë edhe një tjetër vit pushim, për ta marrë drejtimin në verën e vitit 2024.
Arsyeja lidhet me faktin që drejtuesit duan mos ta vënë në presion trajnerin Masimiliano Alegri, i cili është bindshëm në garë për fitoren e Ligës së Europës dhe Kupën e Italisë.
Nëse fiton vetëm këtë të fundit, ndoshta për “Kontin Maks” mund të mos mjaftojë, por me suksesin në Europë, atëherë Alegrit do t’i jepet edhe mundësia për të mbyllur kontratën e tij (klauzola përfshin 4 vite, por i fundit është me opsion) dhe për t’i hapur rrugë kështu ëndrrës së madhe që ka pasur gjithmonë ish-presidenti Andrea Anjeli.
Zinedin Zidan do të zbarkonte në Torino me një kurrikulum fantastik, tri Champions radhazi me Realin e Madridit, në vetëm 2 vite e gjysmë punë me “galaktikët”.
Por ai është gati që të hyjë në punë që në korrik, nëse Alegri do të dështojë si në fitimin e Ligës së Europës dhe të Kupë Italisë. Dhe pa dyshim që me “zizunë”, në Torino do të pritej një revolucion i radhës për të kompletuar kërkesat e trajnerit francez dhe pikërisht ish-fantazistit të Juventusit.