Një lajm i bujshëm është publikuar në orët e fundit në mediat prestigjioze italiane dhe ka lidhje me rivalitetin e ndezur mes Interit dhe Juventusit.
Me sa duket, zikaltërit kanë kërkuar që t’i rrëmbejnë bardhezinjve një nga armët më të forta, trajnerin Masimiliano Alegri.
RAI Sport ka mësuar se në verën e vitit 2017, në mënyrë sekrete, zikaltërit kanë kontaktuar me Alegrin, për t’i ofruar atij postin e trajnerit, por kanë marrë një përgjigje negative nga ai.
Kësisoj, Zhang ka kthyer sytë nga Luçiano Spaleti, duke i besuar këtij të fundit drejtimin e skuadrës që atëherë.
Por me afrimin e Xhuzepe Marotës te zikaltërit, tani në Itali janë të bindur se në verë do të ketë një tjetër tentativë për të rrëmbyer Alegrin nga dominuesit e Serisë A.
Kjo lëvizje do të jetë si për t’u përforcuar vetë, ashtu edhe për të dobësuar ndjeshëm kundërshtarët me të cilët Interi shpreson që të luftojë shumë shpejt si i barabartë për titullin kampion. /vipsport/