Një lajm i bujshëm që mund të bëjë shumë zhurmë në futbollin italian, por qarkullon së fundmi në Itali. Bardhekaltrit pas episodeve të ndeshjes së djeshme ndaj Torinos por mendojnë tërheqjen nga kampionati. Presidenti Lotito mendons e ndaj skuadrës së tij po bëhen sulme politike për ta lënë jashtë zonës Champions. Pas vendimeve në mbrëmjen e djeshme, te Lacio mendojnë se duan që t’i lënë jashtë Europës.

Lotito ka heshtur në përfundim të ndeshjes, ndërkohë që Tare u shpreh shumë i zhgënjyer, duke kërkuar respekt për ekipin e tij. Arbitri Xhakomeli dje nuk akordoi një 11-metërsh për Lacion, ndërkohë që dha karton të kuq për Imobilen, i cili goditi Burdison.