Nuk kanë fund seritë e telenovelës “Marash Kumbulla”. Listës së gjatë të klubeve që kërkojnë të rëmbejnë talentin e Kombëtares, shqiptare i është shtuar edhe Juventusi.
Lajmi është bërë nga “La Repubblica”, që ka shkruar për interesimin e kampioënve të Serisë A.
Konkurenca duket e ashpër për 20-vjeçarin shqiptar. Klube të shumta si Interi, Lacio, Napoli, Fiorentina etj, do të tentojnë të bindin lojtarin dhe drejtuesit e Veronës, për ta pasur në gjirin e tyre talentin e Kombëtares.
Nga sa bëhet e ditur në mediat italiane, Verona nuk do e lëshojë Marashin pa të paktën 30 milionë euro.