Me kontratën e Karim Benzemas që skadon në fund të sezonit, dhe me kapitenin e klubit që thuhet se mendon të ardhmen e tij larg Madridit (ndoshta te PSG me te cilin ka pasur edhe disa bisedime), Real Madrid ka filluar kërkimin për një sulmues të ri.
Një sulmues me të njëjtën prodhimtari golash do të kërkohet në Santiago Bernabeu dhe me marrëveshjet për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe të pamundura për të ardhmen e afert, Los Blancos kanë kthyer vëmendjen e tyre te sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, sipas Todofichajes.
Kane ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror për disa vite tani dhe zyrtarët e klubit në Real Madrid janë admirues të mëdhenj të tij. Me dëshirën e anglezit për të fituar më shumë trofe, ai mund të kërkojë të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë, me të cilin ka qenë që nga viti 2004.
Real Madrid thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Kane në lidhje me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe me kontratën 30-vjeçare me klubin e Londrës Veriore që skadon në fund të sezonit të ardhshëm, Spurs mund të detyrohen të shesin yllin e tyre.
Pavarësisht kësaj, një marrëveshje për Kane nuk do të ishte e lirë, me një marrëveshje që kushton deri në 100 milionë euro, e cila mund të jetë një pengesë për Real Madridin./telesport/