Ofertë faraonike nga Mançester Siti për Lionel Mesin. Një shifër e çmendur, sipas “El Mundo”, një e përditshme politike në Spanjë, për argjentinasin e katalanasve.
Sipas kësaj gazete, Pep Guardiola ka gati një propozim të parezistueshëm për të marrë Mesin te Mançester Siti dhe kontaktet tashmë kanë nisur.
Një nga këshilltarët e “qytetarëve”, Ferran Soriano, ka folur me babanë e lojtarit, Jorge Mesin. 250 milionë euro do të paguhen për klauzolën e kontratës së Mesit, pra do të shkojnë në arkën e Barcelonës.
Siti ofron edhe 250 milionë euro të tjera për kontratën 5-vjeçare të lojtarit, si dhe 50 milionë për babanë e tij, që ta bindë të lërë Spanjën për Anglinë.
Duke shtuar edhe bonuset, shuma totale e këtij operacioni mund t’i kushtojë Mançester Sitit me shumë se 700 milionë euro. Një shifër jashtëzakonisht e lartë, por Guardiola po luan të gjitha “kartat” për të blerë edhe Mesin, i cili mund t’i jepte Sitit Championsin./vipsport/