Zinedine Zidane mund të kthehet te Real Madridi. Ose të paktën kështu dëshiron presidenti Florentino Pérez, i cili, sipas gazetës “As”, mendon për francezin. Më konkretisht synon ta bëjë pjesë të një organigrame që planifikon të ardhmen e skuadrës së bardhë.
Kjo do të thotë se legjenda franceze nuk do të rikthehej si trajner, pasi tashmë ka zhvilluar dy faza të ndryshme të tilla triumfuese, por roli i tij do të kishte të bënte më shumë me drejtimin teknik të skuadrës jashtë fushës.
Arsyeja për këtë ‘ri-nënshkrim’ mund të ketë të bëjë edhe me interesimin e Real Madridit për nënshkrimin e Mbappe, një lojtar tek i cili “Zizou” ka shumë ndikim. Dhe jo vetëm për atë, por edhe për të pranishmit tashmë në skuadër si Tchouaméni, Camavinga apo të sapoardhurit Bellingham. Ky i fundit e deklaroi Zidane gjatë prezantimit në “Bernabeu” si idhullin e tij.
Megjithatë, duket se pozicioni i Zidane është i ndryshëm. Ai lidhet drejtpërdrejt me stolat, që pavarësisht se nuk gjen hapësirë në asnjë nga ato që i interesojnë, nuk ndalet së kërkuari idealen.
Pavarësisht gjithçkaje, dhe megjithëse marrëdhënia mes Zidane dhe Florentino Pérez pati ulje-ngritje, francezi është ende shumë afër Real Madridit, pasi jeton në kryeqytetin madrilen dhe është gjithmonë i vetëdijshëm për atë që dikur ishte skuadra e tij./telesport/