LNë futbollin italian ka shumë shqiptarë që luajnë në klubet të ndryshme por mesa duket, lidhja e këtij kampionati me vendin tonë dhe tashmë për pronarë klubesh.
“Corriere dello Sport” raporton se klubi i Serisë C, Rimini do të shitet dhe është paraqitur edhe një ofertë nga një kompani shqiptare.
Aktualisht nuk bëhet e ditur se cili investitor nga Shqipëria është megjithatë do të ishte padyshim një imazh fantastik për vendin tonë.
Fakti që një kompani shqiptare do të investonte në një klub italian, do t’i hapte edhe më shumë mundësi futbollistëve shqiptarë për të bërë një tjetër hap drejt këtij kampionati.
Sa i përket këtij lajmi, vetë presidenti i klubit Xhorxho Grasi ende nuk ka konfirmuar asgjë, madje as në lidhje me shitjen e klubit.
Siç raportohet, drejtuesit kanë nisur edhe negociatat por ende asgjë nuk është konkrete. Në të shkuarën, ky klub ishte në bisedime edhe me një kompani arabe megjithatë nuk u arrit asgjë. /Erjon Allaraj-VipSport/