Talenti shqiptar, Marcelino Preka, është duke jetuar një ëndërr. 17-vjeçari, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kf Shkodra, ndodhet në provë te skuadra gjigante e Portos.
Mësohet se ai do t’i nënshtrohet një testi disa ditorë, teksa do të tentojë të bindë drejtuesit e klubit portugez.
Shkodrani Marçelino Preka është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.
Në rast se talenti shkodran e kalon provën me sukses, ai me shumë gjasa do t’i bashkohet fillimisht skuadrës B të Portos, duke shpresuar gradualisht te hapi i madh në karrierë. Lajmi është pasqyruar edhe nga media “tvi24.iol.pt”.