Drejtuesit e Romës po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së klubit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se drejtuesit e klubit italian kanë nisur ditën e sotme negociatat me miliarderin e famshëm Dan Fridkin për operacionin e blerjes së aksioneve të klubit verdhekuq.
“Financial Times” zbulon dhe shifrën e mundshme të ofertës së drejtuesit të kompanisë së famshme të automobilave “Toyota”. Sipas të dhënave, 54-vjeçari është i gatshëm ta blejë Romën për 750 milionë euro.
Megjithatë, palët nuk kanë arritur asnjë rezultat konkret dhe e ardhmja e klubit verdhekuq mbetet të mësohet vitin e ardhshëm.
Klubi ndërroi pronar në vitin 2012 kur u ble nga biznesmeni amerikan Xhejms Palota. Për 7 vite, Roma nuk arriti të sfidonte Juventusin në kampionatn italian , madje këtë sezon nuk marrin pjesë as në Ligën e Kampioneve.