Juki Nagasako është futbollistja e parë femër që do luajë në një kampionat për meshkuj në Azi. Japonezja kampione bote me Nadeshikon në 2011 ka firmosur për Hajabusa Eleven, një klub nga prefektura Kanaga.
Nagasako ka luajtur më parë me ekipe të mëdha si Çelsi apo Volfsburg. Ajo do kthehet në Çikago për sezonin e ri. Në Europë janë dy precedent të tillë.
19 vjeçarja hollandeze Elen Fokema që do luajë në kategorinë e katërt dhe kanadezja Stefani Labe. Ne fakt edhe ne Shqiperi dhe sidomos ne Shkoder shpeshhere tifozet (kuptohet) me te qeshur, i kane kerkuar drejtuesve te Vllaznise te federojne ne ekip Megi Doçin, sulmuesen e ekipit te femrave kuqeblu.
Golashenuesja me e mire e futbollit shqiptar shquhet per numrin e madh te golave te shenuar dhe ne kushtet kur Vllaznia prej vitesh vuan per nje sulmues- goli, nuk do te ishte çudi qe edhe Doçin ta shihnim te federuar tek ekipi i meshkujve.
Perderisa ka ndodhur ne Japoni e Hollande, pse te mos ndodhe edhe ne Shqiperi!