“Calciopoli” duket se do të përsëritet sërish në Itali. Pas Juventusit që ra në Serie B pak vite më parë dhe skuadrat si Milani dhe Fiorentina që u dënuan rëndë, së fundmi është radha e Chievos.

Mësohet se drejtuesit e klubit të kësaj skuadre janë përfshirë në skandalin e basteve.

Kërkesen për heqjen e 15 pikëve nga sezoni 2017-2018 e ka bërë prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Giuseppe Pecoraro.

Në rast se kërkesa miratohet, Chievo përfundon në vendin e 19-të, që e çon në Serie B.

Ky nuk do të jetë dënimi i vetëm për këtë klub, pasi presidenti Luca Campedelli rrezikon të pezullohet nga të gjitha garat sportive me 36 muaj./newsport/