Një lajm i bujshëm vjen nga mediat irlandeze. Kevin Zefi mund të ndryshojë zgjedhjen për të lënë Irlandën dhe për t’u veshur kuqezi.

Pasi dështoi me Irlandën U-19 për të kaluar më tej në Elite Round, raportohet se Kevin Zefi do t’i bashkohet Shqipërisë.

Ky futbollist është gjithashtu pjesë e të rinjve të Interit, ku në disa raste është stërvitur me ekipin e parë të Inzaghit.

Mbetet të shihet nëse ka vërtetësi mbi këtë ndryshim apo është vetëm një aludim që vjen nga Irlanda.