Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji po kalon një formë të shkëlqyer te klubi i Breshias në Serinë B, ku në disa sfida ka qenë protagonist me golat e shënuar dhe asistet e dhëna.

 

Ndoj

 

Paraqitja dinjitoze e 22-vjeçarit ka zgjuar interesin e drejtuesve të Sampdorias. “TuttoB.com” zbulon se në ndeshjen mes Breshias dhe Karpit ka pasur skaut nga klubi i Serisë A, të cilët kanë ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar. Kujtojmë që Ndoji gjeti rrugën e rrjetës në këtë përballje, teksa shënoi golin e dytë në fitoren 3-1.

 

Ndoji55

Shanset janë të mëdha që në sezonin e ardhshëm 22-vjeçari të transferohet në elitën e futbollit italian, gjithsesi ka ende kohë për të vendosur.

 

Ndoj Breshia