Një lajm shumë i bujshëm vjen nga Italia përsa i përket merkatos në Shqipëri. Alen Sherri sipas mediave në vendin fqinj është shumë afër kalimit në Serie A. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur i futbollit italian, Gianluca Di Marzio. Sipas tij gardiani i Egnatias është pranë kalimit tek Kaljari.

Skuadra nga Sardenja duket shumë e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit shkodran. I cili nga ana e tij prej 2-3 sezonesh është portieri më i mirë në vend. E po ashtu fitues në fuqi i kampionatit dhe kupës me fanellën e rrogozhinasve.

Gjithashtu edhe paraqitjet e ish-portierit të Vllaznisë kanë qenë mbresëlënëse në Champions League. Fakt që ka tërhequr shumë vëmendjen e skuadrës së elitës italiane.

Patjetër nëse kjo lëvizje do konkretizohet së shpejti, do jetë një nga lëvizjet më të bujshme të historisë së kampionatit tonë. Pasi do ishte me të vërtetë historike që një futbollist nga Superliga shqiptare, të kalonte në një nga ligat më të forta në Botë siç është Serie A.
Endri ÇINARI