Gazeta e përditshme sportive në Spanjë, “Mundo Deportivo”, raporton se Cristiano Ronaldo dëshiron t’ia kthejë “Topin e Artë” revistës franceze “France Football”, sepse beson se Lionel Messi e meriton atë më shumë se ai. Real Madridi pësoi një humbje të dhimbshme 3-0 ndaj Barcelonës brenda në “Santiago Bernabeut” javën e kaluar, duke mbetur edhe më pas rivalit të përjetshëm në La Ligën spanjolle, Barcelonës. Siç raporton e përditshmja spanjolle, Ronaldo u ka thënë bashkëlojtarëve pas kësaj ndeshjeje se dëshiron ta kthejë “Topin e Artë”, sepse nuk e meriton.
Natyrisht, përkundër faktit se ata i kanë thënë se e meriton plotësisht. “Mundo Deportivo” sugjeron se pasi ka kaluar kohë me familjen gjatë Krishtlindjes, Ronaldo dëshiron ta kthejë atë te “France Football” dhe se tashmë e ka kontaktuar shefin e FFF-së për t’ia bërë të ditur vendimin e tij.
Ronaldo i ka thënë FFF-së: “Gabova që thashë se jam lojtari më i mirë në histori, por Messi është më i miri. Dua ta kthej ‘Topin e Artë’, s’e meritoj”.