Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, për një rikthim emocionues te Manchester United.
Panelisti Eduardo Inda duke folur për televizionin spanjoll La Sexta, ka deklaruar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventusi, nëse sërish dështon të fitojë Ligën e Kampionëve.
E ardhmja e portugezit parashikohet të jetë në Premierligë, te ish-skuadra Manchester Unitedi.
Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.
Ronaldo është transferuar te Juventusi në vitin 2018, nga gjiganti spanjoll Real Madrid.