Futbollisti shkodran Andrea Ndoj do të krijonte një jehonë të madhe disa kohë më parë për zgjedhjen e bërë. Futbollisti i talentuar i Olimpiakosit shihet me një të ardhme të madhe dhe ka firmosur kontratë profesionale me gjigandët grek.
Pasi ishte pjesë e Shqipërisë U-17, Ndoji do të pranonte ftesën e Greqisë U-17 me te cilen luajti ne disa ndeshje. Kuptohet qe ai me pare kishte patur disa pakenaqesi me drejtuesit e kombetares U17 te Shqiperise dhe si rrjedhoje vendosi te bente kete zgjedhjen tjeter.
“Gol nga Tribuna” ka hedhur së fundmi ekskluziven se familja e Ndojit ka biseduar me trajnerin e Shqipërisë U-19. Armando Cungut i është thënë se Andrea do të jetë i gatshëm për t’iu bashkuar kuqezinjve.
Tashme duhet pritur grumbullimi i rradhes i kombetares U19 per ta vertetuar kete gje. Ndoj luan me ekipet e Akademise se Olimpiakos dhe dallohet per lojen e tij ne mesfushe.