Lajme fantastike për mbrojtësin e Kosovës, Fidan Aliti. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, që në merkaton e verës iu bashkua skuadrës suedeze të Kalmarit, është në planet e skuadrës italiane të Atalantës.

Sipas burimeve të medias kosovare “Indeksonline”, agjenti i skuadrës zikaltër, ka qenë i pranishëm në Plzen, në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës, për të ndjekur nga afër Fidan Alitin.

Pas paraqitjeve fantastike me klubin suedez dhe Përfaqësuesen e Kosovës, mbrojtësi 26-vjeçar duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës së Atalantës ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.