Moment historik, skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit, shpallet për herë të parë kampione në elitën e futbollit malazez. Djemtë e trajnerit Milorad Pekoviç, siguruan titullin kampion në javën e parafundit, teksa mposhtën Sutjeskan në transfertë me rezultatin 0-1, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez.

Deçiç triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e sotme, duke iu falur golit të Bozoviç në minutën e 35-të. Edhe pse skuadra shqiptare, luajti prej minutën e 39-të, me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Leon Ujkat, ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë këtë avantazh, duke vulosur në fund këtë sukses historik dhe mëse të merituar.

Dhe pse ka mbetur një javë për t’u luajtur do të vlejë vetëm për statistika te Deçiq. 6 pikë është diferenca aktuale me Buducnost dhe Mornar Bar. Ne kete menyre shqiptar e Deçiç kane shkruar historine duke u shpallur ne kete menyre per here te pare kampione ne Mal te Zi.

Kujtojme qe para kater sezonesh, ajo ka qene ne Ligen e dyte dhe ngjitja e filluar po konkretizohet tashme me shpalljen kampion ne vendin fqinj. Nje sukses mese i merituar i te gjithe futbollisteve, stafit teknik dhe presidentit Pal Dreshaj.