Kevin Zefi është një talent shqiptar që duket me të ardhme të ndritur. Sulmuesi 15-vjeçar me origjine nga Shkodra është pjesë e të rinjve të Shamrok, duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe me driblimet që kanë rrëmbyer dashurinë e të gjithëve.

Ai luan per kombetaren U15 te Irlandes bashke me dy shkodrane te tjere, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata dhe duket se do te kete nje te ardhme te ndritur. Vleresimet per te jane maksimale.

Pikërisht për këtë arsye trajneri i Irlandës U-15, Jason Donohue, e ka pagëzuar si Hazardi i ri. “Sport Ekspres” i referoget mediave më të njohura në Europë shkruajnë së fundmi se për Zefin ka një interesim të madh nga ana e Interit dhe pritet që marrëveshja të mbyllet brenda pak kohësh, duke e konsideruar si talentin me potencial të lartë.

Ndërkohë në muajin mars u krijua mundësia që Zefi të luante edhe te PSV, por provat nuk u bënë të mundura për shkakun e pandemisë. /Sport Ekspres/