Marco Asensio ka ndryshuar emrin e profilit të tij në Twitter, që nuk është më @marcoasensio20, por @marcoasensio10.
Një e dhënë kjo që ka ardhur nga rrjetet sociale dhe ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Inter.
Numri 10 ka qenë deri tani i Luka Modriçit. A është konfirmim i faktit se mesfushori krat do të largohet nga madrilenët?
Zikaltrit shpresojnë, edhe pse operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar.