Një tjetër takim është zhvilluar ditën e sotme mes Igli Tares dhe shefit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani.
Sipas mediave italiane, takimi i sotëm mes palëve ka qenë mjaft pozitiv, duke afruar më shumë shqiptarin me rolin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë.
Pas këtij takimi, Tare ka “parakaluar” në garë të gjithë kandidatët e tjerë, duke u kthyer në të preferuarin e Milanit. Ai ka biseduar me Furlanin në lidhje me çështjet teknike, por edhe për trajnerin e ri, i cili do të pasojë atë aktualin, Sergio Conceicaon.
Tashmë është në dorën e klubit kuqezi të vendosë për drejtorin e ri sportiv, vendim i cili do të vijë javën e ardhshme. Kujtojmë se një rival i fortë i Tares për këtë rol te Milani, është drejtori sportiv i Atalantës, Tony D’Amico.