Lajme sensacionale që vijnë direkt nga Anglia, të rilançuara nga Football Talk. UEFA në fakt po konsideron të ftojë Al Nassr-in për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është një nga tre klubet më të njohura në botë.
Nuk ka gjasa të jetë diçka që mund të arrihet konkretisht, por lajmet janë aty edhe nëse ka shumë pengesa për t’u kapërcyer, duke filluar nga Fair Play Financiar, një rregull që ekipet evropiane duhet ta respektojnë ndryshe nga ato arabe.
Siç dihet, nga sezoni i ardhshëm Champions League do të ndryshojë format dhe do të shkojë nga 32 në 36 ekipe, me një grup të vetëm në stilin e Euroligës së basketbollit. Për arsye kalendarike, padyshim që skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë me short dhe vazo.
Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.Al Nassr në vend të kujt? Kjo është pyetja që lind spontanisht, duke qenë se më pas duhet vendosur edhe një kriter i mundshëm për të vendosur skuadrën që do të përjashtohej më pas nga kompeticionet më të mira evropiane, pa përmendur edhe reagimin e tifozëve të kontinentit të vjetër, duke qenë se muaj më parë ata ishin protagonistët kryesorë, falë protestave të tyre veçanërisht në Angli, për dështimin e Superligës.
Ai që do të buzëqeshte pa asnjë dyshim do të ishte Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në Champions League me 140 gola të shënuar, shifër që mund të rritet në këtë mënyrë./telesport/