Simone Inzaghi është një emër i përfolur për pankinën e Milanit, por tashmë çdo gjë duket se do të marrë fund. Sikurse raporton Sky Sport, tekniku në mbrëmje pritet të firmosë kontratën e tij të re me Lazion, duke refuzuar kështu të marrë stolin e kuqezinjve.

Kontrata e tij e ardhshme do të jetë deri në vitin 2021. Kujtojmë që pak ditë më parë Lazio fitoi edhe Kupën e Italisë, duke mundur në finale Atalantan me rezultatin 2-0.

Marco Giampaolo është favorit për të marrë drejtimin e Milan-it. Sipas “La Repubblica”, trajneri është takuar me presidentin Ferrero dhe ka prishur kontratën që e lidhte me Sampdoria-.

Paolo Maldini, i cili është gati të pranojë rolin e drejtorit teknik të klubit, është i bindur se Giampaolo është trajneri i duhur për të ardhmen. Sipas shtypit italian, ish-mbrojtësi ka kontaktuar trajnerin ditën e djeshme.

Milan duket se ka zgjedhur Giampaolo-n dhe kjo konfirmohet edhe nga Simone Inzaghi, i cili ishte favorit për stolin e kuqezinjve, por që duket se ka vendosur të qëndrojë në drejtim të Lazio-s pasi është vënë në dijeni të preferencës së kuqezinjve.