Vllaznia e femrave arriti një sukses histori duke u kualifikuar në fazën e ‘’Play-off’’-it të Champions-it pasi eliminoi Ferencvaroshin me penallti vetëm dy ditë më parë.
Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e dytë, teksa shkodranet kanë ‘’peshkuar’’ një kundërshtar shumë të vështirë si Juventusi.
Ndeshjen do të luhen në datat 31 gusht ose 1 shtator ne Shkoder dhe e kthimit në datat 8 ose 9 shtator Ne Torino dhe fituesi do të sigurojë shumën e madhe të 400 mijë eurove.
Pritet një tjetër performanca dinjitoze nga ana e Vllaznisë së femrave që ka treguar paraqitje prej një skuadra dinjitoze dhe me histori.