Vllaznia ka vijuar nga puna në prag të sezonit të ri. Shkodranët kanë kryer disa përforcime, por nuk ndalen me kaq. Mësohet se kanë kërkuar shërbimet e Vasil Shkurtaj, me sulmuesin vlonjat që nuk ka vonuar shumë për t’u kthyer përgjigje.

Ish lojtari i Kukësit ka thënë se nuk luan në Shqipëri, duke preferuar kështu një aventurë të re jashtë vendit. Shtatlarti Shkurtaj ka luajtur më parë për Luftëtari dhe Aris.

28 vjeçari në 70 ndeshje në Kategorinë Superiore, ka shënuar 40 gola. Vllaznia duhet të fokusohet në objektiva të tjerë, pasi ky është pothuajse i pamundur.

Shkurtaj nderkohe ende nuk e ka zgjedhur ekipin e ti te ri dhe pavaresisht ofertave nga ekipet e kampionatit shqiptar, nuk e ka nder mend t’i marre per baze sepse shpreson te transferohet jashte.