Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Gjermania ku “Der Spiegel” ka publikuar disa raporte të tjera të “Football Leaks”. Tashmë bëhet fjalë për një test dopingu para ndeshjes mes Realit të Madiridit dhe Juventusit në finalen e Championsit të 2017, të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.
Pas ndeshjes sipas pretendimeve më të fundit thuhet se lojtari Serxhio Ramos rezultoi pozitiv në këtë test duke ngritur hije dyshimi.
Por kjo gjë u fsheh nga UEFA duke e thelluar akoma edhe më shumë këtë skandal. Ndërsa sipas Der Speigel Ramos është pyetur edhe për një mostër urine në prill nuk mund ta dorëzonte pa u siguruar më parë. Ndërsa agjencia spanjolle anti-doping mori më shumë se pesë muaj për të trajtuar rastin ndërsa në fund nuk nxori asnjë shkelje.