Shkëndija e Tetovës i dha fund aventurës së saj në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar përballë Salcburgut aty ku në ndeshjen e parë u mund me rezultatin 3-0, ndërkohë që në Shkup humbi 0-1.

Shkëndija arriti të bënte histori në këtë kompeticion, duke arritur për herë të parë në turin e tretë, ndërkohë që edhe Besart Ibrahimi ka lënë gjurmët e tij.

Ai kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve me 5 gola të shënuar, ndërkohë që Jan Klas Huntelar ka shënuar 4.

Ndryshe nga Huntelar që e ka tentuar 12 herë portën, Ibrahimi ka goditur vetëm 10 herë në drejtim të portën me një mesatare prej një goli në dy gjuajtje. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/