Javën e ardhshme do të grumbullohet edhe kombëtarja U-17 dhe ajo që të bën përshtypje edhe në këtë grumbullim të rradhës është mosthirrja e një futbollisti shkodran që luan në Greqi me Olimpiakos.

15 vjeçari që luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës, është grumbulluar më parë me kombëtaren tonë nga trajneri Mustedanagiç, por dy rradhët e fundit nuk ka ndodhur kështu.

Ajo çfarë është më e keqja, babai i Adreas nuk ka marrë asnjë shpjegimi pse ka ndodhur kështu. Kuptohet që për këtë duhet të ndërhyjë dikush sepse si shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë jashtë, e kanë ëndërr të luajnë për fanellën kuqezi, por kjo gjë nuk po i mundësohet.

Ndoj ndonëse 15 vjeç ka spikatur me paraqitjet e tij tek Akademia e klubit të mirënjohur Olimpiakos. Në sezonin e ri ai duhej të kalonte tek ekipi U-16 por drejtuesit e Akademisë duke parë aftësitë e tij, e kanë kaluar menjëherë tek ekipi U-17.

Por aktivizimi me këtë ekip nuk i ka mjaftuar stafit të ekipeve kombëtare mesa duket për t’i bërë një ftesë edhe për grumbullimin e rradhës. Diçka absurde por ky është realiteti.
© shkodrasport.com