Dinamo Dresden-Hamburg ishte takimi i planifikuar të luhej sot në orën 13:00 në kuadër të javës së katërt të Ligës së Dytë gjermane, por kjo ndeshje është shtyrë për një datë tjetër dhe vendimi në lidhje me këtë shtyrje, është marrë nga vetë Ministria e Brendshme.

Shkak për këtë shtyrje, është bërë mungesa e policisë duke qenë se forcat e rendit janë angazhuar në një zonë që cilësohet me rrezik, pasi vetëm pak ditë më parë, mbetën të vdekur dy refugjatë, një sirian e një irakian si pasojë e një sherri.

Në fakt, vdekja e dy të rinjve, ngjalli shumë reagime në Gjermani, ku nisën edhe përleshje të mëdha mes dy grupeve neonaziste dhe antifashiste, duke detyruar policinë që të merrte masa dhe të qëndronte në gatishmëri çdo moment.

Duke ditur rrezikun që kanosej, u vendo që ndeshja të shtyhej për një ditë tjetër, pasi policia e kishte të pamundur të largohej për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes. /Vipsport/