Ndodh edhe keshtu. Tre vjet me pare, me barazimin 0-0 qe u arrit ne stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia siguroi qendrimin ne Superlige ndersa Tirana me ate rezultat ra ne kategorine e pare.
Ne fakt, ne kampin bardheblu askush nuk fajesoi shkodranet sepse ne fund te fundit ata shpetuan veten ne kete perballje direkte per mbijetese.
Por nderkohe, ate dem te madh qe u beri Vllaznia tre vjet me pare, mund t’ua shperbleje neser bardhebluve te Tiranes te cilet jane shume prane titullit kampion.
Madje, mund te jete ekipi shkodran ai qe do t’i zyrtarizoje ata si kampione qe neser. Do te ndodhe keshtu ne rast se Vllaznia fiton ndaj Kukesit dhe duke e menduar te sigurte fitoren e Tiranes sot ndaj Flamurtarit, diferenca ne mes dy ekipeve kryesuese do te shkonte ne shtate pike, diference kjo e mjaftueshme qe bardheblute te sigurojne titullin edhe matematikisht dy jave para fundit te kampionatit.
Ja pra qe gjerat rrokullisen dhe Vllaznia mund “t’i beje nder” neser Tiranes, ndonese ne pamje te pare ajo do te luaje per vete ngaqe nuk ka asgje te sigurte ne perpjekjet e saj per mbijetese.