U përfol që në krye të Partizanit do të ishte Carlos Dunga, por Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Ditën e sotme timonieri është prezantuar para mediave, ndërsa vazhdon kështu aventurën e tij të kryeqytetasit.
Pas largimit të Zoran Zekic përkohësisht në stolin e kryeqytetasve u ul drejtori sportiv, Abilaliaj, i cili tashmë do të ketë edhe rolin e trajnerit.
Ky i fundit në 5 ndeshje që i drejtoi demat ia doli të koleksiononte 5 fitore, me Partizanin që është skuadra e momentit në Superiore.
Paraqitjet e skuadrës dhe rezultatet e siguruara nga Abilaliaj kanë bërë që të konfirmohet në stolin e kampionëve dhe të vazhdojë aventurën e tij si trajner. Në këtë mëyrë merr fund edhe dilema për stolin e demave.