Historia e dhunimit te arbitrit ne Permet ka bere jo pak buje dhe te gjithe padiskutim qe jane ne anen e tij sepse ne fund te fundit futbolli eshte per argetim dhe jo per skena te tilla. Por edhe arbitrat shpeshhere e teprojne me vendimet e tyre dhe kjo ngjall pakenaqesi tek futbollistet ne fushe. Por nese ne Permet, policia ka nderhyre pas arbitri eshte rrahur. nga Argjentina na vjen nje lajm ndryshe.
Këtë herë nuk janë protagonist futbollistët dhe tifozët, por forcat e sigurisë. Në përfundim të ndeshjes Atletiko Defensores-Las Parejas, finalja e kampionatit provincial të Santa Fe e mbyllur 2-0, futbollistët miq kanë shkuar për të protestuar te arbitri për vendimet e këtij të fundit. Një proteste civile për ekipin e Las Parejas, por shumë e dhunshme për policinë që kanë filluar të godasin me plumba gome futbollistët.
Sigurisht ata kanë mbetur të plagosur, teksa shenjat në trup janë të dukshme. Shumë prej futbollistëve kanë përfunduar në spital, teksa më keq është njëri prej tyre që ka marrë një plumb në sy, ndërkohë që një tjetër 15 në trup.