Quhet xhousting dhe është sporti i dueleve me kuaj. Bëhet fjalë për një prej disiplinave më antike në botë, e cila praktikohet prej të paktën një mijë vjetësh.

Sporti mjaft i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar konsiston në duelin ndërmjet dy kalorësve, të cilët duhet të godasin njëri-tjetrin me heshta të drunjta.

Në mënyrë të befasishme, për të zgjidhur debatet rreth pikëve që marrin kalorësit, edhe në këtë sport u vendos përdorimi i sistemit VAR, njësoj si në futboll.

Sistemi u përdor për herë të parë gjatë aktivitetit të zhvilluar në Kornuoll, me gjyqtarët që kishin mundësi të shihnin pamjet filmike, për të dhënë pikët në mënyrë sa më efikase. Edhe sporti mesjetar i është përshtatur kohëve moderne, duke shfrytëzuar teknologjinë, njësoj si futbolli, tenisi apo kriketi./a2cnn/