Për sulmin ka kritika por në fakt ato s’duhet të jenë kaq të rënda sa po bëhen ndoshta. Vërtetë mediat, tifozët por edhe drejtuesit, duan gola prej tyre por në fakt nuk është krejt kështu. Tek Vllaznia ka një gjë të çuditshme që ndoshta nuk ekziston në asnjë klub në botë. Në çdo klub, lojtarët më të shtrenjtë, ata që paguhen më shumë, janë kryesisht sulmuesit, apo dhe ndonjë play-maker. Tek Vllaznia është e kundërta. Aty, lojtari më I paguar është portieri Vujadinoviç me 35 mijë euro ose 50 milionë lekë të vjetra në sezon. Më shumë sesa ai, nuk ka asnjë që merr. Në kushte të tilla, që në ndërtim kjo skuadër, sigurisht që nuk është krijuar për të qenë pretendente pavarësisht zhurmës së 12 blerjeve që bëhet. Të gjitha skuadrat e tjera që mendohet të jenë pretendente, kanë në rradhët e tyre lojtarë më të shtrenjtë. është Pejiç tek Skënderbeu, Memelli e Muzaka tek Flamurtari, G. Lika tek Tirana, Progni e Popoviç tek Kukësi. Të gjithë këta paguhen shumë më tepër sesa Hysa e Rexha të Vllaznisë. Dikush mund të thotë se ky nuk është tregues por në të vërtetë ashtu është. Në biznes ekziston një parim: “Aq lekë sa të paguash, aq mall do të marrësh”. Futbolli është pjesë e biznesit dhe si I tillë kjo shprehje është shumë realiste. Vllaznia paguan  portierin e saj ndoshta më shumë se kushdo tjetër dhe ai e ka justifikuar këtë sepse është ndër portierët më të mirë të kampionatit. Sulmuesit jo e prandaj ata nuk po bëjnë asgjë.

www.shkodrasport.com