Humbja ndaj Partizanit ne “Loro Boriçi” i ka prishur edhe me shume statistikat e Vllaznise per ndeshjet qe ajo luan ne fushen e saj. Kjo ishte disfata e saj e dyte ne fushen e vet.
Në 5 takimet e zhvilluara në Shkodër, kanë marrë 7 pikë (duke shënuar 6 gola dhe duke pësuar 5 të tillë). Kanë fituar me Laçin e Skënderbeun, me shifrat 1-0 dhe 4-0, ndërsa kanë barazuar pa gola me Luftëtarin, ndërsa dy humbjet i kanë me Tiranën dhe Partizanin me shifrat 0-2 e 1-3.
Ndërsa në transfertë, keqeblutë nuk e njohin disfatën. Ata kanë barazuar me dy ekipet që aktualisht kryesojnë edhe renditjen e përgjithshme, ndaj Bylisit dhe Teutës (me të njëjtin rezultat, atë 0-0).
Sakaq, kanë edhe atë fitoren 1-2 me Kukësin në “Elbasan Arena”. Dhe 5 pikë të mbledhura, dy gola të shënuar dhe një i pësuar, cilësohen si mjaft pozitive për këtë skuadër. Me sa duket, Vllaznia e ka pasur më të lehtë që të luajë jashtë fushe, sesa në “Loro Boriçi”.
Cilësitë që disponojnë në manovrën mbrojtëse i shkojnë përshtat kur janë kundërshtarë. Duke qenë se edhe takimin e fundit të kësaj faze të parë do ta luajnë në transfertë me Flamurtarin, shpresohet që të vijë edhe kthesa.