Mikel Mbriçaj nuk është më mes nesh! Nga sot zemra e gazetarit të mirënjohur sportiv të Fierit, radiokronistit të shquar të emisionit ”Nga njëra ndeshje në tjetrën”, si dhe mësuesit të fiskulturës në zonën e Cakranit, ka pushuar së rrahuri.

Mbriçaj ishte deri pak vite më parë bashkëpuntor i çmuar i gazetës “Panorama Sport”, ku me shkrimet e tij të përditshme mbante të informuar opinionin sportiv fierak jo vetëm për skuadrën e Apolonisë në futboll, por të gjitha sportet e tjera dhe ekipet e moshave.

Në vitet e fundit vuajti një sëmundje të rëndë dhe sot pasdite ndërroi jetë.

Redaksia e gazetës “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mbriçaj dhe gjendet pranë saj në këtë moment të vështirë.

I paharruar kujtimi i Mikelit, që iku nga kjo jetë në moshën 62-vjeçare.