U rrit në Gjermani por erdhi në Shqipëri bashkë me familjen e tij për ta ndërtuar këtu të ardhmen.

Shkëlqeu në sportin e boksit, u bë kampion i padiskutueshëm prej vitesh por duket se kjo nuk i ka mjaftuar.

Kristian Demaj ka marrë një vendim të rëndë: Atë të largimti sërish nga ky vend. Një vendim që e ka marrë me shumë dhimbje por i detyruar sepse e ka kuptuar se “ky vend nuk bëhet”.

Përmes një postim në faqen e tij, kampioni Demaj shkruan:

“Nesër… Sa herë kam thënë nesër do të bëhet më mirë… jo, jo e dashur Shqipëri, jo nuk do bëhet më mirë, vetëm keq e më keq.

Po largohem, po iku në emigracion.

Po iku për një jetë më të mirë për fëmijët e mi. Ahhh moj e mjera Shqypni të shkatërruen horat, ty bashkë me mua.

Ti më nxore jashtë i dashur atdhe ndërsa dheu i huaj më hapi krahët.

Një vend që shet rininë e vet, është i destinuar të dështojë.

Mirupafshim!

E dhimbshme në fakt kjo që ndodh. Ky vend ka nevojë për të tillë njerëz por nuk po dimë t’i mbajmë.

Vetë Demaj i zhgënjyer nga mënyra si drejtohet ky vend, pat hyrë edhe në politike duke u angazhuar shumë seriozisht me një nga forcat politike por e ka kuptuar se nuk mund të ndryshojë gjë.

“Këtë vend e shkatërruan horrat”- thotë kampioni i shquar i boksit.

Dhe i pafuqishëm për të reaguar, detyrohet të marrë edhe një herë tjetër rrugën e emigrimit. Madje jo vetëm, por bashkë edhe me familjen e tij.
www.shkodrasport.com