E diela është e rezervuar për ndeshje futbolli dhe ndër ligat më të forta të Evropës në kalendarin e tyre sot kanë një pjesë të madhe të ndeshjeve.

Në Holandë, Eredivisie sot është hapur me ndeshjen Willem II-Brenda. Vendasit kanë kaluar në avantazh që në pjesën e parë me golin e Llonch.

Aksioni nis nga një goditje këndi që ulet me kokë para zone, aty ku mesfushori godet fluturimthi nga jashtë zone duke shënuar një gol tejet të bukur me të djathtën e tij.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 për vendasit, ndërsa aktualisht po zhvillohet pjesa e dytë.