Kush janë trajnerët më të paguar në botë? Ka shumë dilemma pasi janë shumë bonuse në kontratat e trajnerëve teksa gjithmonë aludohet për emrat e klubeve më të pasura, Guardiola, Ancelotti apo Pochettino.
Në fakt asnjëri prej tyre nuk është më i paguari teksa “L’Equipe” ka zbuluar renditjen me trajnerët që fitojnë më shumë për sezonin 2021-2022.
Gjithmonë bëhet fjalë për ato që thuhen në media dhe jo burime zyrtare dhe ai që paguhet më shumë si trajner në botë është Diego Simeone.
Trajneri i Atl. Madrid ka një page prej 40 mln Euro bruto në sezon, ose 22 mln euro neto në vit. Kalkulimet e pagave janë bërë mbi pagesën bruto që bëjnë klubet për pagat e trajnerëve e më pas taksimi varet nga shteti në shtet.
Pas argjentinasit është Pep Guardiola me 23 mln euro në vit bruto, diferencë goxha e madhe me Simeonen ndërsa i treti është Jurgen Klopp me 17.5 mln Euro bruto në vit.
Antonion Conte me kontratën te Tottenham fiton jo pak por 18 mln Euro bruto në vit i ndjekur nga Allegri me 12 mln Euro.
Më poshtë dhe renditja e plotë duke llogaritur derdhjen bruto në muaj që bëjnë klubet në llogarinë e trajnerëve të tyre:
Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid): 3,3 mln euro
Pep Guardiola (Manchester City): 1,9 mln euro
Jurgen Klopp (Liverpool): 1,5 mln euro
Antonio Conte (Tottenham): 1,5 mln euro
Massimiliano Allegri (Juventus): 1,17 mln euro
Mauricio Pochettino (Paris Saint-Germain): 1,1 mln euro
Carlo Ancelotti (Real Madrid): 910 mijë euro
José Mourinho (Roma): 770 mijë euro
Julian Naggelsmann (Bayern Monaco): 666 mijë euro
Simone Inzaghi (Inter): 620 mijë euro./Ora News/.