E ardhmja e tij është e pasigurtë dhe e tillë do të jetë deri në momentin që del publikisht dhe kërkon largimin.
Bëhet fjalë për Neymar Jr, i cili po kalon një moment të çuditshëm në kryeqytetin francez. Ylli brazilian është dënuar me 3 ndeshje pezullim nga Disiplina e Ligue 1, ndësa nuk ka impaktin e pritur në “Parc des Princes”.
Për këtë fakt, edhe skuadra si Reali i Madridit janë tërhequr, ku sipas “AS” presin vetëm një sinjal nga 27 vjeçari për tu futur në bisedime.
Real Madridi është i interesuar dhe ka tentuar të nënshkruajë me të disa herë më parë, por klubi nuk dëshiron një “luftë” me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, të cilin ata e respektojnë.
Vetë Neymar nuk do të ndërmarrë asnjë veprim deri pas Kupës Amerikane këtë verë, me yllin e Brazilit duke e ditur se çdo lëvizje do të ishte e komplikuar për shkak të mungesës së një klauzole në kontratën e tij./newsport/