Per ekipet e Akademise Vllaznia sezoni thuajse eshte mbyllur teksa ka mbetur edhe ndonje ndeshje tek-tuk per te ulur siparin e tij. Nje sezon qe ne fakt nuk ka shkuar ashtu si duhet per shume prej ekipeve te tij. Kuptohet qe nje nga shqetesimet, ka qene mungesa e trofeve (qe ne fakt nuk jane prioritet, por gjithsesi çdo sezon ato kane qene triumfuese), por edhe paraqitjet ne fushen e blerte.
Drejtuesit e klubit fokusin e kane tek nxjerrja e lojtareve cilesore per ekipin e pare dhe ne fakt ne kete drejtim gjerat deri diku kane shkuar mire edhe kete here sepse vetem ditet e fundit dy futbolliste te Akademise, Zaganjori e Dodaj firmosen me ekipin e pare.
Por kjo nuk mjafton sepse Vllaznia kerkon edhe me shume rritjen e punes tek Akademia. Per kete arsye gazeta “Shkodra Sport” meson se ne klubin Vllaznia jane duke menduar per nje reforme ne rradhet e saj. Nje reforme qe mund te perfshije shume gjera.
Duke nisur nga kupola drejtuese e duke vazhduar me shume mundesi edhe tek stafi i trajnereve. Gazeta meson gjithashtu se me shume te ngjare kontrata e drejtorit Sead Halilagiç nuk do te rinovohet dhe ai do te largohet. Mbetet per t’u pare se kush do te jete zevendesuesi i tij ne kete detyre.
Po ashtu, behet e ditur se do te kete edhe ndryshime trajneresh dhe kontaktet me disa prej tyre tashme kane nisur dhe ne ditet e ardhshme do te zyrtarizohet çdo gje. Nje gje kuptohet qarte nga te gjitha keto levizje: Te Vllaznia do te perqendrojne edhe me shume fokusin tek Akademia per rritjen e cilesise dhe nxjerrjen e lojtareve cilesore./www.shkodrasport.com/