Portieri shkodran Alen Sherri prej fillimit te kesaj jave ndodhet ne Tirane, aty ku bashke me kombetaren shqiptare po behet gati per ndeshjet ndaj Anglise dhe Andores qe do te luhen gjate ketyre diteve.

27 vjeçari qe eshte nen kontrate me ekipin italian te Seria A, Cagliari po kalon momentet me te mira te karrieres se tij sepse nje transferim nga kampionati shqiptar direkt ne njerin prej kampionateve me te forta te Europes dhe madje edhe duke debutuar menjehere aty, eshte nje arritje e madhe.

Por jo vetem kaq. Sherri prej pak kohesh eshte bere pjese e kompanise se menaxhimit “BSP FOOTBALL AGENCY”. Kane qene menaxheret Benardin Kulla dhe Silvio Pagliari ata qe kane negociuar me portierin shkodran dhe kane rene dakord qe te jene ato qe do ta perfaqesojne ne te ardhmen.

Kjo konstatohet edhe ne faqen e specializuar “transfermarkt”. Vlera e tij aktualisht ne tregun e futbollisteve eshte 1 milione euro, por me shume siguri ajo do te rritet edhe me shume.

Pjese e kompanise “BSP FOOTBALL AGENCY” siç dihet eshte edhe futbollisti tjeter i kombetares shqiptare Mario Mitaj, apo dhe lojtari tjeter qe ka qene pjese e kombetares shqiptare Giacomo Vrioni e shume futbolliste te tjere.

Menaxheret Benardin Kulla dhe Silvio Pagliari jane te bindur se per Alen Sherrin kane per te ardhur dite edhe me te mira dhe prandaj ato besojne tek aftesite e ketij portieri i cili per te dytin vit me rradhe u shpall me i miri i futbollit shqiptar, ndersa tani po kerkon te tregoje aftesite e tij edhe ne futbollin italian.(www.shkodrasport.com)