Mbremjen e djeshme Vllaznia ka marre lajmin e mire nga FIFA, ate te zhbllokimit te merkatos. Pagesa e detyrimeve nga ana e klubit shkodran, ka bere qe edhe institucioni i futbollit boteror t’i jape te drejten kuqebluve per te bere levizjet e duhura.
Dhe gjeja e pare qe ata kane bere ka qene federimi i Alfred Mensah dhe Serjan Repaj. Duhet thene se drejtuesit e Vllaznise deri diku e prisnin nje hapje te merkatos dhe per kete arsye Mensah eshte grumbulluar qe mbreme me skuadren, nderkohe qe Repaj eshte lene ne shtepi ngaqe po kalon nje gjendje gripale.
Gazeta meson se Mensah me shume mundesi do te jete i gatshem ne pankine per sfiden e sotme ndaj Tiranes. Ai ka marre edhe numrin 99 qe do te mbaje ne fanelle dhe nese eshte e nevojshme, mund te luaje disa minuta ne fundin e ndeshjes.
Megjithate vete trajneri Brdariç ne konferencen e djeshme per shtyp la te kuptohet qe gjendja fizike si e tij ashtu edhe e Repajt nuk eshte 100 % per vete problemet qe ato kane patur me ekipet e tyre te meparshme kohet e fundit. Megjithate e rendesishme eshte qe tani te dy keto futbolliste jane te gatshem per te kontribuar per fanellen e Vllaznise./www.shkodrasport.com/