Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, në një transfertë shumë të vështirë, siç është përballja me Anglinë.
Kuqezinjtë do të sfidojnë një nga kombëtaret më të forta në botë dhe të besuarit e trajnerit Silvinjo, duan të bëjnë surprizën e madhe në mitikun “Wembley”.
Në prag të kësaj përballje, trajneri kuqezi ka bërë edhe zgjedhjet përfundimtare, sa i përket titullarëve.
Në portë do të luajë Strakosha, ndërsa para tij do të jenë Balliu në të djathtë të mbrojtjes, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër, si dhe Aliji në të majtë.
Në mesfushë do të jenë Asllani, Ramadani dhe Laçi. Në repartin e sulmit, Uzuni ka fituar balotazhin me Manajn, ndërsa do të ndihmohet nga Asani dhe Bajrami.