Duhej te ishte zhvilluar sonte ndeshja e tij ne ringun e Londres, por nuk ka ndodhur keshtu. Si rrjedhoje, boksieri shkodran Nelson Hysa eshte ndjere keq. Mbi te gjitha jo se nuk zhvilloi ndeshjen e shumepritur por sepse zhgenjeu tifozet e shumte shqiptare qe kishin blere biletat per ta pare ndeshjen e tij.

Ai ka patur te ndeshet me boksierin nga Venezuela Luis Jose Marin Garcia dhe Hysa do te tentonte fitoren e tij te 14-te ne boksin profesionist, por gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet.

Arsyen e moszhvillimit te kesaj perballje, boksieri i njohur shkodran e ka bere te ditur permes nje postimi ne instastory ku shkruan:

“Miqte e mi, ju falenderoj pa mase per gjithe mbeshtetjen, per te gjithe biletat e shitura per kete ndeshje, por fatkeqesisht ndeshja ime eshte anulluar per arsye te dokumentacionit te hyrjes se kundershtarit ne UK.

I surprizuar pa mase per gjithe mikepritjen tuaj, ju njoftoj se kjo ndeshje do te zhvillohet ne nje date te afert. Uroj mirekuptimin tuaj”.

Ndeshjen e rradhes, Nelson Hysa do ta kete me date 18 dhjetor ne Frankfurt te Gjermanise, ne nje mbremje e gjitha shkodrane ku pritet te kete sfida shume interesante./SHKODRA-SPORT.COM/