Ndeshja e shumepritur e kampionit tone Nelson Hysa me maqedonasin Todorche Cvetkov, e planifikuar per t’u luajtur mbremjen e neserme ne Manchester te Anglise, nuk do te realizohet.
Lajmin e ka bere te ditur vete boksieri shkodran i cili permes faqeve te tij ne rrjetet sociale shkruan:
“Për shkak të disa arsyeve kundërshtari nuk mundi të vinte për ndeshjen e nesërme kështu që ndeshja anullohet. Brenda 2 ditësh do ju njoftoj për datën e rradhës me të njëjtin kundërshtar! Unë jam gati më shumë se kurrë!”
Nje shtyrje qe ka prishur shume planet e Hyses por edhe te organizatoreve, por gjithçka mesohet se ka ardhur per shkak te procedurave te paisjes me vizen angleze te boksierit maqedonas.
Kampioni shqiptar shqiptar ka mberritur prej dy ditesh ne Angli ku eshte pritur nga organizatoret ne nje takim special, pikerisht nga promotori i famshem Frank Warren, por gjithçka eshte permbysur per kete organizim fantastik.
Tashme mbetet per t’u pare se kur do te realizohet kjo ndeshje e cila do te jete e 20-ta per Nelson Hysen ne ringun profesionit, ku do te kerkoje fitoren e 20-te dhe njekohesisht mbrojtjen e titullit Kampion Europe.