Ka kaluar jo pak veshtiresi, ka patur jo pak probleme edhe me arbitrimin ne ndeshjet e fundit te ketij viti, por te Basania jane te vendosur per te ecur perpara. Diten e sotme nderkohe drejtuesit e klubit kane konfirmuar edhe trajneret qe do ta drejtojne kete skuader ne gjysmen e dyte te sezonit.

Do te jene pikerisht ata qe e drejtuan edhe ne ndeshjet e fundit qe pas largimit te Haris Likes. Behet fjale per Erjon Manin dhe Mario Kola. Nje gje e tille behet e ditur permes nje postimi ne faqen zyrtare te ketij klubi ku shkruhet:

“Ka qënë në filozofinë e Basanias që në ditët e para që është krijuar, fëmijëve e të rinjve të zonës që dashurojnë futbollin t’ju ofrojmë një adresë sa më afër dhe sa më cilësore e korrekte ku Ata të ndjekin ëndrrën e tyre. E njëjta filozofi (pavarësisht sa është kuptuar) ka vlejtur dhe ndjekur edhe për Ata më të rriturit që pasion kan pasur trajnimin, kur themi trajnimin e kemi fjalen për trajnimin me pasion e jo ate me “ustallek”.

Thënë këtë, kanë qënë disa djem pasionant që ju është dhënë mundësia që fillimet e veta të trajnimit t’i nisin ose të vijojnë nga Basania. Si rezultat i këtij koncepti kemi vendosur që ekipi të rriturve të Basanias për fazën e dytë të sezonit t’ i besohet:

– Erjon Mani

– Mario Kola

Dy djem pasionant që kanë dhënë në vite kontributin e tyre tek ekipet e moshave të Basanias por edhe tek ekipi i parë i Basanias, të cilët e njohin mjaft mirë grupin, ambjentin dhe frymen e funksionimit të Basanias. Ndërkohë vijojmë me përforcimet e nevojshme të skuadres. Suksese E.MANI & M.KOLA”