Humbja e fundit ne Korçe ndaj Skenderbeut, qe erdhi edhe pas problemeve te shumta me arbitrimin ka bere qe trajneri Armando Cungu te deklaronte doreheqjen nga pankina e Laçit menjehere pas perfundimit te kesaj ndeshje.

Ne pritje te lajmeve se kush do te ishte pasuesi i tij ne kete detyre tek kurbinasit, ne fakt vjen nje tjeter reagim. Sipas asaj çfare konfirmon faqja “futbolli ne shqiperi” drejtuesit kurbinas me në krye me presidentin Pashk Lasku i kanë kërkuar teknikut shkodran të vazhdojë të paktën dhe për disa ndeshje të tjera në ekipin laçjan.

Insistimi i presidentit duket se i ka mbushur mendjen Cungut, me këtë të fundit që ka pranua dhe si rrjedhoje ai ka vendosur te vijoje serish punen ne krye te ekipit te Laçit. Gjithashtu sipas kesaj faqeje, tek Laçi do ketë një përgatitës atletik nga Italia,me emrin që ende nuk bëhet i ditur.

Situata tek kjo skuader nuk eshte aspak e mire dhe ne perfundim te javes se 6-te te kampionatit, ajo ka arritur te grumbulloje vetem 3 pike dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendin e fundit te renditjes./www.shkodrasport.com/